E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han rreth botës për 30 ditë

Rreth botës për 30 ditë. Këtë do ta bëjë Ari Han, tekniku 59-vjecar i Kombëtares shqiptare. Erion Bogdani do të jetë i vëzhguari i parë në aksion. Ish-tekniku i Kamerunit (skuadra afrikane mbërriti në finalen e Kupës së Afrikës) do të udhëtojë drejt Italisë për të ndjekur ndeshjen e Serisë A, Livorno-Xhenoa, ku për livornezët luan edhe sulmuesi kryesor i përfaqësueses sonë, 30-vjecari Erion Bogdani.
Er-Bomber shënoi vetëm një gol në eliminatoret e Euro 2008, dhe po një gol ka realizuar edhe për fanëllën e Livornos gjatë këtij sezoni.
E diela e gjen Hanin në Francë ku do të ndjekë nga afër mesfushorin Lorik Cana në ndeshjen Nisë-Olimpik Marsejë, që do të zhvillohet ditën e dielë. Sipas fshf.org, trajneri do të bisedojë personalisht me Canën. Loriku ishte zëvendëskapiten i ekipit kombëtar në kohën e Oto Baricit, por nuk e fshehu asnjëherë debatet dhe marrëdhëniet jo shumë të afërta me trajnerin kroat.
Rikthim në Shqipëri më datë 16 shkurt (do të qëndrojë pesë ditë) disa ndeshje të Superligës në vëzhgim të lojtarëve të ekipit kombëtar dhe më pas sërish në avion. Në datë 21 shkurt Han do të udhëtojë drejt Selanikut ku do të vezhgoje lojtarin Kristi Vangjeli.
Në javën e parë të marsit trajneri do të kryejë një vizitë pune në Karlsruhe për të ndjekur nga afër Edmond Kapllanin, i cili ishte edhe golashënuesi më i mirë i Kombëtares shqiptare në Euro 2008 me 5 gola. Ndalesa e radhës do të jetë Hanoveri aty ku luan Altin Lala, kapiteni i përfaqësues dhe më pas, më 9 mars Ari Han do të vëzhgojë në Volfsburg ndeshjen Volfsburg–Kotbus për të parë "live" Ervin Skelën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›