Për një shesh zyrtar grevash urie
Edmond Tupja
Tërë analizat, pro ose kundër, pak rëndësi ka, që kam lexuar për grevën tragjikomike të urisë socialiste zhvilluar kohët e fundit, por sidomos analizat e thella serioze të zotërinjve Fuga e Plasari, më shtyjnë të mendoj, madje të besoj se sapo është krijuar në Shqipërinë tonë të brishtë demokratike një precedent historik: sa herë që njëra nga dy partitë tona të mëdha do të humbë zgjedhjet në të ardhmen, ajo, jo me pak gjasë, do të kërkojë hapjen e kutive; për t’ia arritur këtij synimi, ajo, jo me pak gjasë, do të organizojë një grevë urie me deputetë e militantë, simpatizantë apo mbështetës të saj; gjithashtu, jo me pak gjasë, do të shohim organizma europiane të ndërhyjnë për t’i ulur të dy palët në tryezën e bisedimeve e të dialogut, së pari në Tiranë, mandej jashtë shtetit, në ndonjë restorant të tipit “Crocodile” si në Strasburg.
Para disa muajsh, ndoshta edhe më shumë, kam shkruar për prejardhjen e fjalës “grevë”. Po të dini ca frëngjishte e të kërkoni në fjalorin “Le Grand Robert”, 2001, version elektronik, do të gjeni këtë shpjegim që unë po e kthej në shqipe për ata që nuk e lexojnë frëngjishten: “Greva, sheshi i Grevës: shesh në Paris, që ndodhej në breg të lumit Senë, atje ku sot është Bashkia, në të cilin bëheshin ekzekutimet publike”; pra, të dënuarit torturoheshin, ekzekutoheshin me guijotinë ose vareshin në atë shesh; më vonë, të papunët nisën të vinin aty për të gjetur punë (ashtu si vijnë sot të papunët te monumenti i Partizanit të Panjohur bash në qendër të Tiranës); më vonë akoma, atje u bë e zakonshme të dilnin ata që bënin grevë.
Rrjedhimisht, gati i sigurt që në të ardhmen do të kemi greva të tjera urie të organizuara nga parti apo grupime të ndonjë lloji tjetër, i frymëzuar edhe historia e fjalës “grevë” në frëngjishte, po marr guximin të sugjeroj sot diçka shumë praktike në mënyrë që grevat e ardhshme të urisë të organizohen në një hapësirë të kryeqytetit tonë të rrëmujshëm ku të mos pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe qarkullimin normal të automjeteve. Ja, pra, disa variante:
Duke u nisur nga prejardhja e fjalës “grevë” në frëngjishte, më saktë nga fakti që ky term emërtonte atë shesh që shtrihej dikur atje ku, në ditët tona, gjendet Bashkia e Parisit, them se nuk do të ishte keq sikur grevat e ardhshme të urisë, pavarësisht se cila parti i organizon, të zhvilloheshin pikërisht në trotuarin para Bashkisë jo të Parisit, natyrisht, por të Tiranës, madje, pse jo, edhe rreth e rrotull kësaj Bashkie, por pa e bllokuar rrugën; me një minimum zgjuarsie e imagjinate, Bashkia do të mund të hapte aty pranë, pas disa vitesh, një muze të grevës së urisë ku do të ftoheshin të vinin për vizitë e përvojë grevistë të ardhshëm urie nga të gjitha vendet e botës.
Duke u nisur nga fakti se Sheshi i Grevës në Paris gjendej buzë lumit Senë dhe duke mbajtur parasysh realitetin meteorologjik të kryeqytetit tonë, them se nuk do të ishte keq sikur grevat e ardhshme të urisë të zhvilloheshin poshtë urave të përroit apo, më saktë, të kanalit Lanë, ku nuk do të kishte nevojë për ëC portative: në këtë mënyrë nuk do të ishte e nevojshme të ngriheshin çadra madhështore dhe Bashkia do të mund të vinte në dispozicion të organizatorëve dhe të mbështetësve të grevës, të kureshtarëve dhe të gazetarëve, anije të tipit “bateau-mouche” si ato që shëtisin turistët në lumin Senë; gjithsesi, po të binin shumë shira e Lana të fryhej e të kërcënonte të dilte nga shtrati i saj modest, grevistët do të mund të hipnin në anijet e tipit “bateau-mouche” e ta vazhdonin grevën poshtë e lart Lanës, madje, për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar, mund të dilnin në det të hapur e të shkonin deri në Paris, ku të bënin një xhiro turistike (ha, ha, ha, bota do të mahnitej nga këta grevistë-turistë apo turistë-grevistë origjinalë!).
Së fundi, por jo më së paku, mund të konceptohej e të realizohej, sigurisht me konkurs ndërkombëtar të organizuar nga Bashkia e Tiranës, një vend greve urie nën ujë në një tip akuariumi gjigant futuristo-postsurrealist prej qelqi tejet të tejdukshëm në mënyrë që grevistët e ardhshëm të urisë, të cilësdo parti qofshin, të mos akuzohen nga partia kundërshtare se ushqehen fshehurazi nëpër çadra jotransparente me fruta deti ose liqeni (nëse ky akuarium sdo të ndërtohej në ujërat e pastra e të kthjellta të liqenit të Tiranës); madje, nuk do të ishte ide e gabuar sikur brenda tij të zhvilloheshin edhe greva etjeje, të cilat prania e gjithanshme e ujit tundues deri në vegime e mirazhe do t’i bënte edhe më heroike.