E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS vendos kushte për të hyrë në Kuvend

Jo zyrtarisht, është konfirmuar për mediat se anëtarët e këtij grupi kanë formuluar kushtet të cilat Partia Socialiste do t’i paraqesë ditën e hënë publikisht për të hyrë në Kuvendin e Shqipërisë.

Disa prej kushteve, tashmë të publikuara, kanë të bëjnë me ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit; rinumërim votash në qarkun e Shkodrës, Beratit dhe Tiranës si dhe me çështjen që lidhet me lirinë e medias në Shqipëri.

Një tjetër kusht, është edhe zbardhja e vrasjes së deputeti socialist Fatmir Xhindi, ngjarja e ndodhur rreth dy muaj para zgjedhjeve. Ende nuk dihet nëse kjo forcë politike do të marrë pjesë në seancën e ditës së sotme, që pritet të mblidhet në orën 18:00, që shënon kështu seancën e parë të legjislaturës së XVIII.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›