Schulz mesazh urimi për Metën
06/09/2009 Bashkëpunimi PD-LSI
Kreu i grupit parlamentar socialist në PE, Martin Schulz, përmes një letre drejtuar kryetarit të LSI-së Ilir Meta, përshëndeti pjesëmarrjen e kësaj force në qeverinë e re, duke shprehur besimin në bashkëpunimin në të mirë të Europës. Kështu, pak ditë pasi ka nënshkruar marrëveshjen me Kryeministrin Berisha, Meta ka marrë urimet e para nga përfaqësues të së majtës në Parlamentin Europian. Kreu i grupit parlamentar socialist në Parlament, Schulz, në letrën e tij ka shprehur besimin në bashkëpunimin të tillë. “Me shumë kënaqësi unë ju mbështes me të gjitha forcat e mia dhe me gëzim shpreh besimin për bashkëpunimin tuaj të mirë me Europën dhe për Europën”, - ka theksuar Schulz në letrën drejtuar Metës. Por në të njëjtën kohë kreu i grupit parlamentar socialist në PE i ka uruar Lëvizjes Socialiste për Integrim që përmes pjesëmarrjes në qeverinë e re të koalicionit të arrijë përmbushjen e aspiratave politike të qytetarëve shqiptarë. “Për ne të gjithë në Europë do të jetë një shenjë e mirë që Shqipëria të perfeksionojë bindshëm rrugën e saj drejt një të ardhme paqësore dhe që njerëzit të mund të shikojnë një Shqipëri me një të ardhme të qartë e të sigurt”, - shkruan Schulz në këtë letër.