“Biznesi dhe lidershipi”, Berisha, vizitë në Bruksel
Kryeministri Berisha u nis dje për një vizitë dyditore në Bruksel ku do të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar “Biznesi dhe lidershipi”. Ky simpozium organizohet çdo vit, me pjesëmarrjen e politikanëve të rëndësishëm, përfaqësuesve të biznesit nga e gjithë bota, akademikë dhe figura të tjera të shquara, të cilët mblidhen për të shkëmbyer përvojën mbi sfidat aktuale të tregjeve globale. Konferenca e këtij viti, në të cilën do të referojë edhe Kryeministri Berisha, do të shqyrtojë hollësisht shkaqet e krizës financiare globale në kërkim të një udhërrëfyesi në mbështetje të biznesit. Kjo konferencë prestigjioze organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Vlerat Njerëzore, me mbështetjen e Parlamentit Evropian.