E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS sulmon sërish buxhetin e qeverisë për 2009

Deputeti i PS, Arben Malaj Tiranë, 14 Nëntor, 12:02, NOA - Në analizën e situatës ekonomike të vitit 2008 dhe buxhetin e vitit 2009 po ritheksojmë disa nga momentet kritike, tha gjatë një konference ditën e sotme deputeti socialist Arben Malaj. Shqetësimi i parë është rënia e të ardhurave në fundin e vitit 2008 që po kompesohet nga qeveria me mbledhje abuzive të të ardhurave nga doganat dhe tatimet. Kjo rëndon akoma më shumë biznesin dhe ekonominë tonë. FMN deklaroi se qeveria po tenton të kompensojë rënien e të ardhurave me mbledhje abuzive të të ardhurave. Raporti i fundit i BE thekson se 75 % e rritjes së të ardhurave në vitin 2008 është nga rritja e çmimeve çka do të thotë se shqiptarët kanë paguar më shumë dhe janë varfëruar më shumë. Njëkohësisht kjo tregon se qeveria ka dështuar në luftën kundër kontrabandës dhe korrupsionit, tha ai. Sipas tij, shqetësimi i dytë është që realizimi i investimeve publike dhe dështimet e tyre 300 milion dollarë ishte dështimi për vitin 2007, realizim më pak se 50% është niveli i investimeve për 9 muajt e vitit 2008. Abuzuese shpërdoruese dhe korruptive duket politika e investimeve publike për vitin 2009. Projektet qe po çelen në prag të fushatës elektorale do të rëndojnë zvarritjen e shumë investimeve të nisura dhe të papërfunduara për disa vite rresht, Ky është shpërdorimi i madh me fondet publike. Qeveria po tenderon projekte qindra milion lekë dhe çel ne buxhet për këto projekte 5 10 % të shumës. Kjo tregon keqpërdorim të parave të taksapaguesve shqiptar dhe korrupsion në rritje me investimet publike. Shqetësimi i tretë është dështimi për investimet në sektorët jetike arsim, shëndetësi dhe bujqësi. Ky buxhet që mbyll mandatin 4 vjeçar të PD-se. Kjo është arsyeja pse sot sistemi arsimor dhe shëndetësor ndodhen në një gjendje kritike. Drejtuesit në arsim dhe shëndetësi ndryshojnë sa herë ndryshon ministri, administrata ndryshon sa herë ndryshon ministri, investimet e huaja realizohen 25 35 %. Pasojat janë të konsiderueshme për prindërit, nxënësit , të sëmurët dhe familjarët e tyre, tha deputeti i PS-së, Arben Malaj. Shqetësimi i katërt është deficiti në rritje që qeveria aplikoi gjatë mandatit të saj duke rritur barrën e krizës për vitet pasardhëse. Shqetësimi i pestë është papërgjegjshmëria për sfidat që ka vendi në kushtet e krizës ekonomike globale. Eksportet tradicionale mund të bien, ndërsa bujqësia është braktisur totalisht mbështetja e saj buxhetore është më e vogël se në vitin 2005 ndërsa investimet e huaja janë 3 herë më të vogla në këtë sektor jetik dhe që mund të lehtësojë varfërinë e 50 % të popullsisë së vendit. Projektet për kredi lehtësuese për eksportuesit dhe fermerët mbeten vetëm demagogji. Shqetësimi i gjashtë është rritja ekonomike në vend. Qeveria deklaroi se rritja ekonomike për 2008 do të ishte dy shifrore rreth 11 %, me e madhe se e Kinës dhe Indisë, FMN parashikon një rritje rreth 6 %, ose 200 % më pak se deklarata e Kryeministrit. Për vitin 2009 rritja ekonomike mund të jetë më e vogël rreth 3.5 %, kjo do të sjellë më pak të ardhura në buxhet duke rrezikuar një defiçit më të lartë, kjo mund të rrisë papunësinë dhe varfërinë. Shqetësimi i shtatë. Buxheti social i vitit 2009 në vlera reale është më i vogël se ai i vitit 2008, qeveria nuk ka politika, instrumente dhe fonde ti asistojë më të varfërit e vendit të saj. Ajo i ka braktisur ata. Në përfundim - Buxheti vitit 2009 është buxheti i fundit i mandatit të PD-së, është buxheti i një viti elektoral, është buxheti i një viti në krizë ekonomike. Ky është buxheti i një viti të mbingarkuar politik, të gjitha këto risqe mund të reduktohen vetëm n.q.s ndalohen abuzimet me fondet publike dhe n.q.s luftohet realisht kontrabanda dhe korrupsioni që po gërryejnë të ardhurat buxhetore dhe xhepat e shqiptarëve, përfundoi Malaj. NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›