Mbledhja e PPE-ve, PD dhe PDR, një e vetme
Për dy ditë me radhë në Bruksel zhvillohet mbledhja e Byrosë Politike të PPE-ve (Partitë Popullore Evropiane) ku merr pjesë dhe PD-ja dhe PDR-ja. Z. Tritan Shehu do të jetë në krye të një delegacioni të Partisë Demokrate të Re, parti e cila është në proces bashkimi me PD-në, i nisur zyrtarisht më 29 tetor dhe që pritet të përfundojë brenda tremujorit të parë të vitit 2009. Deputeti Shehu njoftoi dje se në këtë takim do të diskutohen çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian si dhe çështje të tjera që lidhen me forcimin e Partive Popullore në vende të ndryshme dhe me fushatat zgjedhore në këto vende. Gjatë punimeve të Byrosë së PPE-ve, z. Shehu, kryesuesi i delegacionit shqiptar, do të informojë dhe për procesin e bashkimit të PD-së dhe PDR-së në Shqipëri, proces i cili është përshëndetur dhe vlerësuar nga PPE-ja. Partia Demokratike (PD) dhe Partia Demokrate e Re (PDR) nisën zyrtarisht bashkimin më 29 tetor. Procesi i unifikimit të dy partive parashikon të shtrihet në të gjitha strukturat partiake, që nga degët, organizatat mbështetëse, (forumet rinore dhe forumet e gruas) e deri në forumet qendrore drejtuese. Anëtarësisë së dy partive i njihet automatikisht vjetërsia e jetës së mëparshme në formacionet politike respektive. Gjatë kësaj periudhe, deri në bashkimin e plotë, të gjitha strukturat e dy partive do të bashkëpunojnë ngushtësisht për realizimin e kësaj nisme dhe për të gjitha aktivitetet e tjera partiake. Ky proces do të ndiqet nga një grup pune i përbashkët, i drejtuar nga nënkryetarët dhe njëkohësisht kryetarë të grupeve parlamentare të PD-së dhe PDR-së, përkatësisht, Astrit Patozi dhe Tritan Shehu.
Oketa në Estoni për marrëdhëniet NATO-Ukrainë
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, është nisur dje për një vizitë treditore në kryeqytetin Tallin, në Estoni, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, ku do të diskutohet mbi marrëdhëniet NATO- Ukrainë. Zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes njofton se "konferenca organizohet nga NATO-ja dhe Qendra Ndërkombëtare e Studimeve për Mbrojtjen, ku i pranishëm në këtë takim do të jetë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer". "Të pranishmit në takim, - bën të ditur zyra e shtypit, - do të diskutojnë dhe shkëmbejnë opinionet e tyre mbi situatën aktuale të sigurisë në zonën euroatlantike dhe do të fokusohen në gjendjen në Ukrainë, për kapacitetet që ka ajo për të përballuar sfidat për sigurinë, për kapacitetet dhe mundësitë që ka për të kontribuar në operacionet e NATO-s, si dhe do të evidencohet progresi që ka bërë ky vend për transformimin e strukturave të sigurisë dhe praktikave të saj". Takime të këtij niveli janë zhvilluar më parë në vitin 2002 në Berlin, në vitin 2003 në Uashington, në vitin 2004 në Varshavë, në vitin 2005 në Vilnius etj.