KM miraton truallin për ndërtimin e terreneve sportive për Vllazninë
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin Për kalimin në pronësi të bashkisë së Shkodrës të truallit pranë ish SMT-së, Shkodër, për ndërtimin e terreneve sportive të klubit të futbollit Vllaznia, i propozuar nga ministri i Brendshëm.
Me këtë vendim, kryeministri Berisha mban premtimin e dhënë më parë qytetarëve të Shkodrës, për ti mundësuar Klubit të Futbollit Vllaznia ndërtimin e terreneve sportive, të mjaftueshme për të stërvitjen e të rinjve të këtij klubi.