KM, miraton 5 000 lekë për çdo lindje të fëmijëve
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratua fondi i nevojshëm për përballimin e shpenzimeve për shpërblimin prej 5 mijë lekë për lindjen e fëmijëve. Ky fond i shkon si shtesë buxhetit të vitit 2009 për ministrinë e Brendshme.
Domosdoshmëria e paraqitjes dhe e miratimit të këtij vendimi rrjedh nga detyrimi i zbatimit të dispozitave të ndryshuara ligjore, në bazë të të cilave parashikohet shpërblimi në masën 5 mijë lekë (pesë mijë), për lindjet brenda vendit, të deklaruara brenda 60 ditësh dhe për lindjet jashtë vendit, të deklaruara brenda 90 ditëve. Ky vendim, eliminon edhe mundësinë abuzimit me marrjen më shumë se 1 herë të këtij shpërblimi.