E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBLD, Starova: Na votoni edhe ne liberalët



Liberaldemokratët e Arian Starovës kërkojnë votat e shqiptarëve për një përfaqësim më të denjë në Parlamentin e ri të Shqipërisë. Kryetari i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Vlorës, u ndal tek rëndësia e zgjedhjeve të 28 qershorit, jo vetëm për perspektivën e vendit, por edhe për PBLD-në, si një forcë politike me një profil tashmë të formuar. “Këto zgjedhje nuk janë historike vetëm në kuptimin e vazhdimit të ndryshimeve të mëdha që po drejtohen nga qeveria aktuale, por edhe do t’i japin votën e merituar Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, që prej vitesh ka krijuar një profil si një forcë politike serioze dhe me ndikim në skenën e vendit”, - u shpreh Starova. Ai u bëri thirrje të pranishmëve dhe elektoratit të qytetit të Vlorës për të votuar për përfaqësuesit e PBLD-së, mes të cilëve edhe për biznesmenin Altin Selmani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›