E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, 1.1 miliard lekë për rrugën Divjakë-Lushnje



Kryeministri Berisha mori pjesë dje në inaugurimin e fillimit të punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Divjakë-Pushimi i Shoferit (Lushnjë). Kjo rrugë ka një gjatësi 27 kilometra dhe investimi i saj kap vlerën 1.1 miliard lekë. Projekti i rrugës është i konceptuar me të gjithë elementët e një rruge të standardeve më moderne. Berisha garantoi qytetarët e Divjakës se brenda vitit 2010 Myzeqeja dhe tërë ultësira bregdetare, përfshi dhe Korçën, nuk do të ketë rrugë të paasfaltuara në fshatra dhe qytete. Sipas tij, turizmi është dhe do të mbetet përparësia e të gjitha përparësive zhvillimore të mandatit të dytë të qeverisë së PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›