E Diel, 1 Nëntor 2026

Dueli i gjigantëve pa fitues, Inter e Mançester barazojnë

 

Në një stadium tërësisht të mbushur dhe me të ardhura rekord prej 3 milionë e 500 mijë eurosh, Interi nuk ia doli as të fitojë dhe as të dhurojë spektakël ndaj kampionëve në fuqi të Evropës, Mançester Junatid. Ndeshja ishte thuajse e tëra nën dominimin anglez, me raste të panumërta për gol për djemtë e Aleks Fergusonit, ndërkohë që mbrojtja zikaltër pati superpunë për të mos pësuar gola të sigurt. Ylli portugez Kristiano Ronaldo u shfaq agresive qysh në minutën e tretë, kur goditi direkt e në portë me një gjuajtje qendrore, por portieri i Interit, Hylio Sezar reagoi mirë. Portieri i Interit, Hulio Sezar pati meritën e padiskutueshme në fraksionin e parë, duke e ruajtur të paprekur portën. Goditja e fundit i përket Kristiano Ronaldos, i cili në minutën e 4-t shtesë të pjesës së dytë mund të vendoste fatin e ndeshje nga goditja e lirë, por Hulio Sezar tregoi si ishte ai lojtari më i mirë i Interit. Arsenali fitoi minimalisht me Romën në “Emirates”, por që nuk jep siguri për kualifikin në çerekfinale, parë që ndeshja tjetër do të zhvillohet dy javë në pas në “Olimpiko” të Ronës. Për “Topçinjtë” e drejtuar nga Arsen Venger shënoi në minutën e 37-të nga pika e bardhë me anë të sulmuesit holandez, Robin van Persi, i cili fitoi edhe penalltinë pas faullit të Meksesit të Romës. Kampioni i Francës, Olimpiku i Lionit, realizoi një gol shumë të shpejtë me anë të brazilianit Zhunjinjo, që i çoi në avantazh vendasit në “Gerland” pa kaluar ende shtatë minuta lojë. Barcelona vuajti jo pak, teksa mundi të barazojë në minutën e 67-të me anë të sulmuesit francez Tieri Henri, në një ditë të shkëlqyer. Gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në “Kamp Nou”, por me avantazhin e lehtë të spanjollëve falë golit në transfertë.

Rezultatet

Dje
Arsenal- AS Roma     1 - 0   
Atletiko M.- Porto     2 - 2
Inter- Mançester U.     0 - 0
Lyon – Barcelona    1 - 1

Sot
Çelsi - Juventus
Real M. - Liverpul
Sporting L. - Bajern M.
Villarreal - Panathinaikos

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›