E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pranon tryezën e Topit dhe kërkon hapjen e kutive

Tiranë, 9 shkurt, NOA-Partia Socialiste ka
vlerësuar tryezën e thirrur nga Presidenti i Bamir Topit, por këmbëngul se
hapja e kutive është një kusht i panegociueshëm. Kryetari i PS-së, Edi Rama,
gjatë një konference për shtyp u shpreh se uronte të gjente zgjidhjen e krizës
përmes tryezës. Por gjithashtu, Rama ka theksuar se hapja e Kutive kusht i patjetërsueshëm.
Duam të hapim kutitë për të hetuar zgjedhjet, tha Rama.

Kreu u PS-së u shpreh se dje është informuar
nga Presidenti i Republikës në lidhje me tryezën që do të zhvillohet në datën 13
shkurt, duke konfirmuar në këtë mënyrë dhe pjesëmarrjen e tij në takim.

Rama ka theksuar se hapja e kutive nuk është
një kërkesë vetëm e Partisë Socialiste, por edhe një garanci për zgjedhjet e
ardhshme.

Deklarata e Ramës u bë pak minuta pasi
kryetari i Grupit Parlamentarë të PD-së, Astrit Parozi, konfirmoj pjesëmarrjen
e mazhorancës në tryezën e Presidentit.

xh.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›