Pogradec, Rama: Taksat po mbysin të varfërit
POGRADEC- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vazhduar turin e tij të anëtarësimeve të reja në qytetin e Pogradecit. Prej andej Rama ka akuzuar qeveritarët shqiptarë se nuk i kanë më duart e pastra, i kanë duar e zhytura në batak. Duke e vënë theksin tek firmosja e kontratave korruptive, siç e ka quajtur atë, për importin e plehrave.
Në një mesazh në twitter, kreu socialiste shkruan se; Pogradeci shpërthim energjish përmes RE:FRESSH! 520 të rinj marrin kartën e anëtarësisë në PS. Efekti zinxhir vazhdon qytet pas qyteti.
Rama ka kritikuar edhe njëherë sistemin e taksave në vend. Duke vlerësuar taksën progresive përfshirë në programin e PS-së për një Rilindje Shqiptare, kreu socialist tha se taksat po mbysin të varfrit në Shqipëri.