E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shpërthim energjish në Pogradec, 520 të rinj i shtohen PS-së

 Kryesocialisti Rama ndodhet sot në Pogradec, ku vijojnë anëtarësimet e të rinjve në PS. Përmes një mesazhi të shpërndarë në Tuiter, Rama shprehet se ky proces do të vijojë edhe në qytetet e tjera.

Pogradeci shpërthim energjish përmes RE:FRESSH! 520 të rinj marrin kartën e anëtarësisë në PS. Efekti zinxhir vazhdon qytet pas qyteti, shkruan Rama.

Ndërkohë, gjatë takimit me të rinjtë socialist, Rama është ndalur edhe në çështjen e importit të mbetjeve, duke theksuar se vetëm qytetartë e mirë mund ta ndalin qeverinë në këtë nismë.

Qeveria ka zhytur duart në batakun e fismorsjes së kontratave korruptive për importin e plehrave, që me taksat po mbysin të varfërit. Vetëm qytetarët e mirë mund ti ndalin qeveritarët, tha Rama.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›