Itali, arrestohen pjesëtarët e bandës italo-shqiptare
Tre shqiptarë, pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje e pengmarrje, janë arrestuar në Itali.
Eduard Arapi, Ledian Lufi dhe Ledian Luga janë vënë në pranga së bëshku me dy shtetas italianë, pasi policia ka zbuluar planin e tyre për të grabitur vajzën e një biznesmeni në Venecia.
Banda kriminale kishte kryer një sërë grabitjesh, shumica e të cilave ishin banesa të biznesmenëve. Ata dyshohen si përgjegjës edhe për grabitjen e një muzeu më 16 shkurt. / G.N.