E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA, rriten pasagjerët

"Tirana International Airport" shënon 14.6% rritje gjatë vitit 2008. Transporti i mallrave është rritur me 17.2%, ndërsa trafiku ajror me 5.1%. Lidhur me investimin prej 20 milionë eurosh, punimet për zgjerimin e terminalit përfundojnë brenda vitit 2009. këto janë disa të dhënat që tregojnë punën e bërë nga TIA gjatë 2008-s, ku sipas të cilës, i ka shërbyer 1,267,041 pasagjerëve. "Aeroporti ka shënuar një tjetër rritje mjaft domethënëse. Duke konsideruar këtu të dhënat e vitit të kaluar, ne jemi mjaft të kënaqur për mbylljen e vitit në mënyrë kaq të suksesshme", tha drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s, Andrea Gebbeken.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›