Biznesit, 10 milionë euro
Qeveria spanjolle mbështet me financim programet e mikrokredisë shqiptare. Plot 10 milionë euro është shuma që përfiton Unioni Shqiptar Kursim Kredi, (USHKK) nga marrëveshja e nënshkruar dje në Shkodër, midis ambasadorit të Mbretërisë së Spanjës në Tiranë dhe drejtores ekzekutive të këtij unioni. Përfshirë shumën e akorduar dje, USHKK-ja ka arritur t‘i marrë Spanjës 35 milionë euro, fonde që përdoren në mbështetje të bizneseve rurale, nëpërmjet kreditimit në 14 rrethe të vendit. Nga financimet spanjolle të akorduara gjatë viteve të fundit, përmes USHKK-së, kanë përfituar 4700 klientë, kryesisht nga zonat rurale.