E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Bashkë me aleatët do bëjmë gjithçka që të zgjedhim një president të denjë

Share

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kreut të PS, Edi Rama. Ajo që bie në sy në tekstin e tyre është se PD thotë se është gati për të zgjedhur një president të denjë në bashkëpunim me aleatët e PD. Një fjali kjo me dy kuptime, që mund të interpretohet edhe si mbyllje dere ndaj opozitës.

Ndonëse e bindur në qëndrimet dhe politikën bllokuese të PS, Partia Demokratike deklaron se ajo mbetet tërësisht e përkushtuar në bashkëpunim me aleatët dhe në përputhje me Kushtetutën të bëjë gjithçka për ti dhënë Shqipërisë një president të denjë siç e meriton me interes për qytetarët, thuhet në deklaratën e PD.

Në deklaratë thuhet se Rama faktoi se qëllimin e tij ka bllokimin e reformave.

Sot kandidati konsensual i maxhorancës për president z. Xhezair Zaganjori dha dorëheqjen pas refuzimit cinik pa asnjë argument dhe të bazuar në shpifje dhe trillime dhe akuza fallco të kandidaturës së tij nga z.Rama duke dëshmuar se ky personalitet nuk ka asnjë interes tjetër përveçse bllokimit të procesit të zgjedhjes së presidentit dhe përmes tij bllokimin e statusit kandidat të Shqipërisë. Përkundër thënies në publik që shqiptarët e dinë se Zaganjori ishte kandidat konsensual dhe se vetëm z. Rama dështoi për të dhënë konsensusin për shkak se z. Rama në mënyrë të padrejtë dhe jomeritore paragjykoi kandidatin parimor për President. Z. Rama vazhdon të bëjë lojë qesharake duke  përsëritur gjatë gjithë kohës që duke bllokuar konsensusin po përpiqet të bëjë pazar me presidentin dhe të bllokojë reformat.

Shqiptarët meritojnë një kandidat parimor dhe ccdo vend, ccdo parti politike do e mbështesnin përvecc partisë që udhëheq z. Rama. Me deklaratën e bërë pas takimit të z.Rama me aleatët faktohet qartë dhe përfundimisht se refuzimi i kandidaturës së z.Zaganjori, z. Rama e bëri me qëllimin e vetëm për të bllokuar procesin dhe nëpërmjet tij marrjen e statusit të vendit kandidat, thuhet në deklaratën e PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›