KQZ krerët e njësive vendore nuk njohin Kodin Elektoral

13/06/2005 Vonesa e listave dënohet me gjobë deri në shtat vjet burg
Krerët e njësive vendore, kanë kërkuar më shumë sqarime prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me detyrimet që ata kanë për listat zgjedhore. Me këtë kërkesë, ata kanë justifikuar vonesat në lidhje me paraqitjen e listave përfundimtare për çdo zonë elektorale. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, krerët e bashkive dhe të komunave kanë paraqitur listat e votuesve, por pa bërë të ditur se cilës njësi zgjedhore ato u përkasin. Ndaj ai ka bërë të ditur se është kërkuar që gabimi të rikuperohet brenda ditës së hënë. Në rast të kundër, komisioni qendror i zgjedhjeve do të dërgojë për ndjekje penale, të gjithë krerët e njësive vendore. Kjo, për shkelje të kodit zgjedhor dhe për pengim të procesit të votimeve. Në një deklaratë të dhënë dy ditë më parë kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, tha se nëse listat dhe të dhënat e tjera do të paraqiten në datën 17 qershor, procesi i votimeve do të jetë realisht i rrezikuar. Kjo për vetë faktin se nuk do të realizohet shtypja e fletëve të votimit sipas kritereve të kërkuara. KQZ ka detyrimin që ti japë të dhënat firmës që do të shtypë fletët e votimit, mbi emrat dhe numrin e kandidatëve për çdo zonë, si dhe numrin e fletëve të votimit që do të kërkohet për çdo njësi zgjedhore. Por duke qenë se zgjedhjet do të zhvillohen në datën 3 korrik, Celibashi ka theksuar se koha në dispozicion është shumë e vogël, ndaj dhe krerët e njësive vendore duhet të reagojnë me urgjencë. Në rast të kundërt, Celibashi në emër të 7 anëtarëve të KQZ-së ka kërcënuar ata me ndjekje penale. Sipas Kodit Penal dënimi shkon deri në 7 vjet burg. Deri dje, vetëm kryetari i Bashkisë së Elbasanit, kishte plotësuar detyrimin.