Mediu fushatë elektorale në Mallakastër

13/06/2005 Opozita aktuale ka në qendër të vëmendjes zhvillimin
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar dje, votën e elektoratit të djathtë në Mallakastër, duke theksuar se rotacioni i pushtetit është mëse i nevojshëm. Sipas Mediut, qeverisja e socialistëve karakterizohet nga korrupsioni dhe favorizimi i monopoleve, gjë që ka sjellë dhe varfërimin e njerëzve. Ndaj ai është shprehur se është e nevojshme ardhja e opozitës së sotme në pushtet, për të sjellë një zhvillim të ndjeshëm të vendit si dhe për të hedhur hapa të sigurtë drejt integrimit. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në takimin elektoral, Mediu shtoi se "me ardhjen tonë në pushtet, do të punojmë për të zgjidhur problemet që shqetësojnë banorët e Mallakastrës". Ai ka kërkuar që mbështetësit e opozitës të votojnë kandiatin e Partisë Demokratike në mazhoritar dhe Partinë Republikane, si subjektin politik në proporcional. Në këtë mënyrë, ai ka theksuar se asnjë votë e elektoratit nuk do të shkojë dëm, duke siguruar një fitore të thellë ndaj socialistëve. Dhe njëherë, kreu i PR-së ka hedhur poshtë akuzat e ngritura prej drejtuesit të LZHK-së, Dashamir Shehi, duke e cilësuar atë si një politikan që zbaton interesat e Kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano.