PD: Deputetët-ndërtues të Ramës të vijnë në parlament, të mos nxjerrin Xhaçkën për klizma para kamerave
Deklarata e plotë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Erla Mëhilli
Kryetari i Partisë “një pallat - një votë” nxori sot znj.Xhacka, e cila në një klizëm para kamerave akuzoi qeverinë në lidhje me raportin e publikuar dje nga Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri. E vërteta është që kështjella e vetme e korrupsionit në Shqipëri ka mbetur Bashkia e Tiranës. Korrupsionin e mbron Edi Rama, i cili vetëm gjatë vitit 2008 mori për vete së bashku me Eftimin dhe Shkrelin e tij 70% të lejeve të ndërtimit.
Korrupsionin e mbron Edi Rama që nuk dërgon për miratim Planin Rregullues të Kryeqytetit në KRRTRSH. Korrupsionin e mbron Edi Rama që e ka kthyer praktikën e marrjeës së lejeve të ndërtimit në praktikën më korruptive dhe abuzuese në planet, ku njerëzve të thjeshtë i duhen 400 ditë për të marrë një leje ndërtimi dhe ku të vetmit njerëz për të cilët aplikohen procedura të përshpejtuara janë arradha e deputetëve që Rama i ka futur në vathën e Bashkisë. Korrupsionin e mbron Edi Rama dhe ata që bllokojnë heqjen e imunitetit dhe votimin e ligjit për Gjykatën Administrative.
Në përfundim i bëjmë edhe një herë thirrje Edi Ramës dhe deputetëve të tij ndërtues të futen në Parlament dhe të japin kontributin e tyre përkrah mazhorancës në luftën kundër korrupsionit.
...