E Diel, 1 Nëntor 2026

PD, Doda: Sot nuk vendosin pashallarët e kuq, por ligji



Si ish-studente e dhjetorit, deputetja e PD-së, Mesila Doda, paralajmëroi dje, sipas saj, mafiozët e kuq, të rinj e të vjetër që të mos guxojnë të prekin

a të kërcënojnë ëndrrën evropiane të shqiptarëve. Përmes një konference për shtyp, Doda denoncoi dje përpjekjet e socialistëve për të dhunuar shtetin ligjor. Ajo vuri në dukje se sot vendos vetëm vullneti i popullit shqiptar dhe ky vullnet i lexuar e certifikuar nga gjithë Evropa, sot rrëzon muret e Berlinit dhe e sjell Shqipërinë brenda ëndrrës së saj evropiane.

“Dua t’i them që të harrojnë sundimin e tyre 40-vjeçar prej

pashallarësh të kuq, sepse sot nuk vendosin më as baballarët e as bijtë, sot

vendos vetëm vullneti i popullit shqiptar. Si çdo shqiptar, pres me padurim afrimin e festës së madhe të datës 8 dhjetor. Ne jemi 8 dhjetori, ne jemi ata që rrëzuan “Murin e Berlinit”. Këtë 8 dhjetor do festojmë si asnjëherë me parë, ditën kur takuam lirinë, kur vendosëm të mos pyesim e të mos frigohemi më nga pashallarët e kuq, nga don Gramozi, nga shoku Kristaq, nga Gjinushi, Xhelili, Bushati, Peza etj.”, - deklaroi deputetja e PD-së. Znj. Doda vuri në dukje se i shpërfytyruar, humbësi i 28 qershorit po tregon se ka tmerr dhe frikë nga festa që po afron, por tashmë, pas 20 vitesh, tingëllon donkishotesk kërcënimi dhe ultimatumi që ai i bën sistemit të demokracisë. “Në mënyrë komike, - tha ajo, - ashtu si ati i tij shpirtëror politik e biologjik, ai kërkon të mbajë lart frymën revolucionare”. “Si ish-studente e dhjetorit, si deputete e PD-së, që rrëzoi familjen politike të Edvinit, dua t’i them sot aleancës puniste-mafioze të Edvinit, Gramozit, Yllit, Fidelit, Koços, Besos, Delijorgjëve, Shkreleve e kompani se sot Shqipëria është anëtare e NATO-s, se 16 nëntori ishte përgjigjja më e bukur e ëndrrës sonë për të pasur një Shqipëri si gjithë Evropa, tamam tani që po afron 8

dhjetori”, - deklaroi znj. Mesila Doda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›