PD: Drejtuesve të opozitës u urojmë për të dashurat dhe të dashurit e tyre

Tiranë, 14 Shkurt NOA - Partia Demokratike
shprehu sot keqardhjen që drejtuesit e opozitës dhe në këtë ditë feste të Shën
Valentinit, u morën me kreun e PD Berisha dhe nuk festuan dhe thotë se i uron drejtuesve
të të opozitës shqiptare më shumë dashuri për njëri-tjetrin, për të dashurat
dhe të dashurit e tyre.
Erla Mëhilli, zëdhënëse e Partisë Demokratike
doli pasditen e sotme në një deklaratë të posaçme për media ku kujtoi faktin se
sot është Shën Valentini, dita në të cilën njeriu nderon dashurinë e tij për
shokun, mikun, bashkëshortin, vëllain, motrën, fëmijën, prindërit.
Këtë ditë na duhet të shprehim keqardhjen se
drejtuesit e opozitës shqiptare në vend që tia kushtonin të dashurave dhe të
dashurve të tyre sërish ia kushtuan Kryetarit të Partisë Demokratike dhe në vend
të dashurisë së njeriut për njeriun zgjodhën Shën Valentinin për të shpallur
protestat, - tha Mëhilli.
Kurse shtoi: Jam sot këtu në emër të
Kryetarit të Partisë Demokratike, për tu uruar drejtuesve të opozitës
shqiptare më shumë dashuri për njëri-tjetrin, për të dashurat dhe të dashurit e
tyre.
Më herët edhe Kryeministri Sali Berisha uroi
sot Ditën e Shën Valentinit. Përmes një komunikate për shtyp, Berisha tha se i
uronte përzemërsisht të rinjve dhe të rejave, si dhe mbarë shqiptarëve, 14
Shkurtin, Ditën e dashurisë për njeriun ndaj njeriut, për të dashurit e të
dashurat, për fëmijët, për nënën dhe babain, motrën dhe vëllain, mikun, shoqen
dhe shokun e dashur.
Sot ne të gjithë bashkë nderojmë
njëri-tjetrin, nderojmë dashurinë e pashtershme njerëzore dhe vlerat e saj
universale, forcën e saj të magjishme dhe transformuese, burim i mirësisë së
njeriut, - ishte apeli i kryeministrit.
e.r/NOA