E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, tentoi të vjedh furgonin, arrestohet

Laç, 14 shkurt, NOA- Ka tentuar të vjedh
automjetin që pronari e kish parkuar në afërsi të banesës së tij, por nuk ka
mundur të largohet. Policia e Qarkut Lezhë bënë të ditur se ka arrestuar sot,
Martin Dedajn, për vjedhje të mbetur në tentativë.

Sipas policisë, arrestimi i Dedaj u bë pasi ky
shtetas një ditë më parë, ka tentuar të vjedhë automjetin tip benz-furgon, me
targë LA 7515 A, në pronësi të shtetasit A.Sh. Sipas policisë automjeti ishte
parkuar në afërsi të banesës dhe kjo ka bërë që Dedaj të mos e realizoi deri në
fund veprën penale.

Policia bënë të ditur se janë kryer të gjitha
veprimet e duhura proceduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit
Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të Vjedhjes së mbetur në tentative.

xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›