E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-ja thirrje qytetarëve: Tërheqja në kohë e letërnjoftimeve, dëshmi e vullnetit

Në përfundim të procesit të aplikimit për kartat e reja të identitetit, Partia Demokratike u bëri dje thirrje të enjten qytetarëve të tërheqin sa më shpejt letërnjoftimet elektronike, një dokument bazë për votimet e 28 qershorit së bashku me pasaportat.   Zëdhënësja e selisë së PD-ës, u shpreh gjatë një komunikimi me mediat se dy ditë më parë më shumë se 1 milionë shqiptarë  kanë marrë letërnjoftimin e ri. “Partia Demokratike përshëndet qytetarët që kanë tërhequr letërnjoftimet e reja duke pasur kështu dokumentacionin më modern të identitetit të tyre”, theksoi zëdhënësja e PD-ës.  Por, sipas saj, sërish janë stok në qendrat e shpërndarjes mbi 300 mijë letërnjoftime elektronike. Ndaj zëdhënësja e PD-së u drejtoi një thirrje miqësore të gjithë qytetarëve të tërheqin sa më shpejt letërnjoftimet e tyre nga qendrat e shpërndarjes, “si dëshmi e vullnetit të tyre për të kontribuar në procesin zgjedhor”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›