E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Falsifikimi i dokumenteve të identitetit në kazinonë e Taulantit, prokuroria të ndëshkojë aktin e shëmtuar të Edvinit

Partia Demokratike i konsideron trillime dhe shpifje të ulëta “provat” e paraqitura dje në parlament nga njeriu i Edvin Ramës, sigurimsi dhe komisari politik, Gramoz Ruçi, në tentativë për t’i vënë “flakën” një procesi modern, siç është pajisja e shqiptarëve me dokumentet e reja biometrike, të cilat përbëjnë një standard unik për lëvizjen e lirë në vendet e BE-së. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, u shpreh se për të bllokuar liberalizimin e vizave për shqiptarët, Edvin Rama po përdor jo vetëm bojkotin, jo vetëm kërkesat e emisarëve të tij për mos heqjen e vizave në qarqet diplomatike, por po tenton të falsifikojë edhe sistemin e identifikimit të qytetarëve shqiptarë. Për këtë, PD i kërkon Prokurorisë të ndërmarrë një hetim të thelluar, për ato dokumente të paraqitura nga Ruçi në Kuvend, të cilat sigurisht janë të falsifikuara dhe njëherazi të ndëshkojë këtë akt të shëmtuar të Edvinit dhe emisarëve që lobojnë kundër proceseve të integrimit. “Dje nëpërmjet numrit 2 të Partisë Socialiste, Kryetarit të Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi, paraqiti dëshmitë e tij fallso për sistemin e lëshimit të letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike duke nxjerrë para kamerave dokumente të prodhuara nga Taulant Balla në kazinonë e tij të preferuar në Tiranë, dhe i serviri ato si letërnjoftime elektronike të prodhuara nga dy tre herë për të njëjtin person. Me këtë sulm armiqësor ndaj liberalizimit të vizave, Edvin Rama hoqi çdo maskë dhe u tha shqiptarëve se është i gatshëm të mos ndalet para përdorimit të çdo të keqe për t’i ndëshkuar ata për qëllime personale”, u shpreh zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli. Ajo deklaroi se Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Shtetit që bazuar në ligjet e vendit, të cilat kanë penalitete të rënda për falsifikimet e dokumenteve të identitetit të ndërmarrë një hetim urgjent për ndëshkimin e këtij akti të shëmtuar të zotit Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›