E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Halimi: Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën

Tiranë, 28 korrik, NOA Partia Demokratike ka dalë hapur kundër veprimeve të kreut të shtetit, duke e akuzuar Presidentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën e Republikës, duke mos ushtruar detyrimin kushtetues për emërimin e kryetarit të Gjykatës Kushtutese, i cili sipas selisë blu, duhej të ishte bërë që prej datës 4 qershor 2010.

Ky përbën një akt të rëndë dhe të paprecedent në gjithë historinë e shtetit shqiptar, deklaroi sot deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi.

Sipas tij, mosveprimi i presidentit të vendit, përbën një fyerje të rëndë për Kushtetutën dhe shtetin ligjor.

Deputeti Halimi, në emër të komisionit parlamentar të ligjeve, i kërkoi Presidentit të dekretojë sa më shpejt kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, institucioni që është garant i Kushtetutës.

Deputeti i PD-së, kërkoi ndërkaq edhe thirrjen urgjente të parlamentit për të bërë miratimin e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese, pasi atë ta emërojë kreu i shtetit.

Sipas deputetit Eduart Halimi është fyese për shqiptarët që të përdoret si justifikim skadimi i mandatit të disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese, ndërkohë që edhe dekretimi i tyre është kompetencë e Presidentit të Republikës.

Deputeti i PD-së, në këtë akuzë ndaj Presidentit iu referua nenit 125 të Kushtetutës, në të cilën thuhet shprehimisht se kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të emërohet nga Presidenti me pëlqim të Kuvendit vetëm për një periudhë trevjeçare.

Paraardhësi i z.Kristo ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ditën që i mbaroi mandati i kryetarit dhe ka vazhduar më tej detyrën e tij si gjyqtar, përfundoi deputeti Eduart Halimi.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27695-deputeti-i-pd-halimi-akuzon-presidentin-per-shkelje-te-kushtetutes","title":"PD, Halimi: Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën ","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›