E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çela: Presidenti ka shkelur afatet

Juristët flasin për “bllokimin” e Gjykatës Kushtetuese

Nisin të dalin në sipërfaqe zërat që akuzojnë Presidentin Topi për thyerje të afateve për propozimet e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Juristi Kudret çela ka deklaruar dje se mbyllja e punimeve të Kuvendit e shtyn edhe më tej situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. “Punimet e Kuvendit janë mbyllur dhe kjo përbën një çështje që e zgjat më tej, e shton më tej qëndrimin në detyrë në mënyrë të paligjshme, në një mënyrë që bien ndesh me Kushtetutën të një kryetari ‘de jure’, ku sipas Kushtetutës nuk është më kryetar i Gjykatës Kushtetuese", tha çela. “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj, nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit për një periudhë prej tre vjetësh. Nga vetë formulimi, natyra juridike e këtij paragrafi, që parashtrohet në nenin 145 të Kushtetutës, rezulton se ky formulim ka në thelbin e vet karakterin shumë imperativ. çka do të thotë se me mbarimin e këtij afati kryetari s’mund të jetë më kryetar. Presidenti duhet që brenda numrit të anëtarëve që ka në Gjykatën Kushtetuese të emëronte një kryetar, duke marrë dhe pëlqimin e Kuvendit”, tha juristi Kudret çela.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›