E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, Dade: Prokuroria të tregojë që nuk është nën kthetrat e Berishës

Tiranë, 28 korrik, NOA Selia rozë nuk ka rreshtur akuzat ndaj korrupsionit qeveritar që ka kapluar Shqipërinë, për të cilin përgjegjës kryesor është Sali Berisha me mendësinë e tij të pandëshkueshmërisë.

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade duke iu referuar tërë viteve të tranzicionit shqiptar 20-vjeçar, deklaroi se qeveria e Berishës është më e korruptuara në kaq vite tranzicion.

Sali Berisha ka instaluar kulturën e pandëshkueshmërisë, listës së ministrave të korruptuar të qeverisë së mëparshme iu shtuan dhe ministrat e koalicionit. Rasti tronditës korruptiv i Ministrit të Ekonomisë vërteton katërçipërisht, që ky koalicion është krijuar vetëm mbi interesa okulte, korruptive, theksoi deputetja Dade.

Sali Berisha është përgjegjësi kryesor i instalimit dhe i thellimit të korrupsionit në qeverinë e tij dhe është i detyruar ti japë përgjigje opozitës dhe shqiptarëve për fitimin korruptiv prej 1.8 milionë eurosh brenda një viti të krizës ekonomike të ministrit të tij dhe të skemës nepotike, të ngritur mbi kapacitetet korruptive, që rrënojnë çdo ditë ekonominë, jetën sociale dhe politike të vendit, nënvizoi në deklaratën e saj, deputetja socialiste.

Ajo tha ndër të tjera se PS, vazhdon të kërkojë dhe të presë hapa të rëndësishëm që duhet të ndërmerren urgjentisht nga Prokuroria, e cila shpresojmë ti ketë shpëtuar kthetrave të Sali Berishës dhe koalicionit që ai drejton, theksoi Dade.

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade u bëri apel organeve të drejtësisë, që edhe pse në raste të ngjashme mund të kenë qenë të dominuar nga politika, duhet të zbatojnë ligjin duke bërë drejtësi për aferat korruptive të qeverisë Berisha, që, sipas selisë rozë, kanë vënë në rrezik demokracinë dhe kanë zhytur në varfëri të skajshme shumicën e shqiptarëve.

mit/NOA

topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27696-ps-dade-prokuroria-te-tregoje-qe-nuk-eshte-nen-kthetrat-e-berishes","title":"PS, Dade: Prokuroria të tregojë që nuk është nën kthetrat e Berishës","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›