E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rastet e kancerit ne rritje, rishikohet strategjia

Numri i madh i rasteve me kancer qe regjistrohen gjate nje viti, ka detyruar Ministrine e Shendetesise qe te rishikoje edhe nje here strategjine per parandalimin e kesaj semundjeje. Ne draftin qe do te hartohet tashme do t'i jepet perparesi cilesise se jetes per te semuret, parandalimit paresor, zbulim te hershem dhe ulje te stadit te tumorit ne momentin e diagnostifikimit. Keto jane kater pikat kryesore te punes se Komitetit Kombetar te Kancerit. Dhjete specialistet me te mire te kesaj fushe, nen drejtimin e zv/ministrit Bardh Spahia do te jene hartuesit e draftit final "Programit Kombetar te Kontrollit te Kancerit", qe do t'i percillet Keshillit te Ministrave. "Ky komitet synon nje bashkerendim te pergjithshem te shume veprimtarive ne luften kunder kancerit. Do te punojme per nje perqasje me te planifikuar dhe me efektive duke vleresuar dhe u ballafaquar me situaten ne te cilen ndodhemi. Kemi gjithe vullnetin e duhur per vendosjen e objektivave shendetesore, vleresimin e strategjive te mundshme dhe ajo qe eshte me e rendesishme vendosjen e perparesive te qarta", eshte shprehur zv/ministri i Shendetesise Bardh Spahia. Ne vendin tone numerohen mbi 4.500 te reja ne vit . Sot ekzistojne njohurite per te parandaluar nje te treten e gjithe kacereve per te sheruar ne te treten dhe per te sheruar dhimbjen dhe vuajtjen ne pjesen me te madhe te tyre. Ne bote numerohen rreth 10 milione raste te reja ne vit nga te cilat mbi shtate milion do te vdesin nga kanceri. Sipas vleresimeve te organizmave nderkombetare me dhjete vitet e ardhshme 84 milione do te vdesin nga kanceri nese nuk merren masa. Vleresohet se nga viti 2020 do te kete 16 milione raste te reja ne vit dhe nga 2050 incidenca e sotme do te dyfishohet ne 24 milione raste te reja me kancer ne vit. Numri me i madh i grave te prekura shenohet ne Tropoje, Lezhe, Shkoder dhe ne fshatra ku ka mungese te theksuar informacioni mbi kete semundje. "Ne Tirane ky indikator negativ eshte me i ulet sesa ne qytetet e tjera dhe me teper ne fshat. Nderkohe qe shumica e grave nuk jane ne ndjeni te pap-testit dhe per kryerjen e tij ne menyre qe te parandalojne kete semundje" kane pohuar specialistet. Shumica derrmuese e grave te fshatit nuk jane te ndergjegjshme per kete teknike te thjeshte diagnostikuese me ane te se ciles mund te nderdyhet ne menyre te suksesshme me vone.
Marreveshja me OBSH
Nje marreveshje bashkepunimi ndermjet Ministrise se Shendetesise se Shqiperise dhe zyres se Organizates Boterore te Shendetesise per Evropen, eshte firmosur ne 2005 per te trajtuar problemin e semundjeve te patransmetueshme, e cila perfshin dhe kancerin. Ministria e Shendetesise prej kohesh ka kerkuar nje draft per nje Program Kombetar te Kontrollit te Kancerit. ne baze te parimeve te Organizates Boterore te Shendetesise. Kjo do te jete dhe pika kryesore e punes se komitetit te kontrollit te kancerit i cili ka ristartuar se fundi ne Ministrine e Shendetesise. Ky program kombetar do te shtrihet ne te gjitha nivelet e kujdesit shendetesor shqiptar dhe do te jete prone e komunitetit, duke synuar dhe perfshirjen e shoqerise nepermjet veprimit kolektiv dhe social.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›