PD: Humbja e PS-së në Kashar ka imazhin e Ramës
Partia Demokratike i bëri dje të ditur kryesocialistit Edi Rama se nuk mund të ia faturojë humbjen e Kasharit askujt përveç politikave të tij të mbrapshta. PD-ja reagoi në lidhje me deklaratën e fundit të kryetarit të PS-së, Edi Rama, mbi zgjedhjet në Kashar, duke theksuar se "z. Rama për disfatën tejet lënduese, që mori si goditje ndaj politikës së tij të re te trillimeve, fajësoi për këtë manipulime të shpikura me lista e certifikata. Ndërkohë që të gjitha materialet e zgjedhjeve janë përgatitur nga një komunë që qeverisej nga zyrtarë socialistë". Sipas deklaratës së djeshme të PD-së, "pavarësisht se slogani në Kashar ishte: "Bashkoni votat me Edi Ramen", pavarësisht se mori pjesë dy herë në dy takime të dështuara në Kashar, z. Rama do t'i faturojë si gjithmonë humbjen vetëm kandidatit. Megjithatë, është e qartë se këto humbje njëra pas tjetrës, mbajnë imazhin e z. Rama".