Basha, Mantica: Intensifikim i marrëdhënieve Itali-Shqipëri
Shqipëria dhe Italia do të intensifikojnë edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe. Ministri i Punëve të Jashtme, z.Lulzim Basha, priti dje zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, senatorin Alfredo Mantica. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Italisë, duke shprehur angazhimin për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat. Duke iu referuar dhe takimit të fundit në Romë të ministrit Basha me homologun e tij italian, Franco Frattini, bashkëpunimit konstant si dhe shkëmbimin në rritje tё vizitave tё niveleve tё larta, tё dy bashkëbiseduesit diskutuan mё nё detaje mbi vizitat e ardhshme nё Tiranё tё Kryeministrit Berlusconi, ministrit italian të Punëve të Jashtme Frattini, dhe Presidentit tё Dhomës së Deputetëve, Fini, Ratifikimi i Protokolleve tё anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, procesi i integrimit në strukturat e BE-së, procesi i liberalizimit tё vizave, bashkëpunimi rajonal nё Mesdhe, ishin disa nga temat e diskutuara mes ministrit Basha dhe zёvendёsministrit Mantica. Duke theksuar se Italia, është njё nga partnerёt dhe investitorët e rëndësishëm për Shqipërinë, bashkëbiseduesit vlerësuan arritjet e qeverisё shqiptare pёr krijimin e një klime sa më të favorshme për investitorët italianë, pёr nxitjen e mëtejshme të investimeve italiane në Shqipëri. Ata nёnvizuan potencialin e madh tё marrёdhёnieve dypalёshe mes dy vendeve tona dhe shprehёn besimin pёr forcimin e mёtejshёm tё tyre nё tё ardhmen.