Minatorët, 6 milionë lekë sigurim jete
Qeveria vendos të sigurojë me detyrim jetën e minatorëve pavarësisht se këtë vendim e konsideron si një barrë të rëndë, por që gjithsesi të domosdoshme për t’u konkretizuar. Pas protestave të minatorëve dhe rrëzimit në Kuvend të kërkesës së socialistëve për uljen e moshës së pensionit, qeveria i dha dje “ok” sigurimit të jetës së minatorëve. Por, shuma për çdo punonjës të siguruar, e përcaktuar në formularin e kontratës së sigurimit, nuk mund të jetë më e ulët se 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë. Në bazë të vendimit të djeshëm të qeverisë, personat që zotërojnë leje për të ushtruar veprimtari minerare brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, detyrohen të kryejnë sigurimin e punonjësve të tyre nga aksidentet personale në punë, sipas një kontrate, pranë një shoqërie sigurimi. Kontrata e sigurimit të punonjësve nga aksidentet personale në punë duhet të mbulojë rastet e humbjes së jetës, paaftësisë së përhershme, të plotë ose të pjesshme, paaftësisë së përkohshme, të plotë ose të pjesshme. Tarifa e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.5 për qind e shumës së siguruar, të shënuar në formularin e kontratës së sigurimit. Kushtet standarde të kontratës së sigurimit, përfshirë tabelën e koeficienteve të përfitimit, sipas dëmtimeve shëndetësore, miratohen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në mbështetje të pikës 8 të nenit 14 të ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”. Këto kushte shërbejnë si kushte minimale, të detyrueshme për t’u zbatuar nga shoqëritë e sigurimeve, për sigurimin e punonjësve, në përputhje me pikën 1 të këtij vendimi. Periudha e veprimtarisë minerare, e përcaktuar sipas të drejtave minerare, të përfituara nga lejet minerare, duhet të jetë e mbuluar nga kontrata e sigurimit, e cila mund të jetë vjetore dhe e rinovueshme çdo vit ose për të gjithë kohën e veprimtarisë minerare. Subjektet minerare, që do të pajisen me leje minerare sipas kërkesave të ligjit minerar të Shqipërisë, duhet të kryejnë sigurimin e punonjësve ndaj aksidenteve, përpara fillimit dhe gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre minerare. Subjektet minerare, të pajisura me leje minerare e që sot zhvillojnë veprimtari minerare, brenda një periudhe 90-ditore nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet të realizojnë sigurimin e punonjësve të punësuar ndaj aksidenteve. Subjektet minerare duhet të paraqesin, pranë strukturave përgjegjëse, në ministrinë, që mbulon veprimtarinë minerare, dokumentet, që vërtetojnë sigurimin ndaj aksidenteve. Shoqëria nuk do ta ushtrojë veprimtarinë minerare deri në çastin e paraqitjes dhe të miratimit të këtij dokumenti në organin, që ka lëshuar lejen minerare. Mosrespektimi i një detyrimi të tillë vlerësohet shkelje e dispozitave dhe trajtohet me vlerën e gjobës maksimale dhe heqjen e të drejtave minerare. Nisur nga kjo, kreu i qeverisë, Sali Berisha, vlerësoi dje se "sigurimi i jetës së minatorëve është i domosdoshëm", dhe sipas tij, "disa kompani e kanë bërë këtë edhe para këtij vendimi, për shkak se kanë ndërgjegjen e rrezikshmërisë së këtij profesioni". Sigurimi i jetës dhe kushteve të punës ka qenë një kërkesë e hershme e minatorëve. Minatorët janë kategoria më e rrezikuar në profesionin e tyre, shumë prej tyre kanë humbur jetën në galeritë e nëntokës për shkak të mungesës së kushteve teknike.
Berisha: Reformat, të shkëputura nga fushata elektorale
Kryeministri Sali Berisha siguron opozitën se reformat e nisura nga qeveria e tij do të vijojnë të shkëputura nga fushata elektorale e 2009-ës. Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave Berisha vuri në dukje se viti elektoral nuk duhet të pengojë qeverinë për të çuar përpara reformat dhe projektet më madhore të saj. Duke iu drejtuar kabinetit të tij qeveritar, Kryeministri Berisha kërkoi që edhe pse ky është një vit elektoral, të jetë në detyrimin e gjithsecilit që ta shndërrojë në vitin e suksesit kulmor të reformave të qeverisë. Sipas tij, "asnjë gjë nuk do të mund të falej në rast se ritmi i reformave jetike për vendin do të dobësohej dhe në rast se kufiri i tyre nuk do të shtyhej përpara çdo ditë". Kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu që "deri në fund të muajit gusht, ministritë të kenë dorëzuar buxhetin, pasi do të ishte e pafalshme që disiplina buxhetore dhe fiskale të cenohej nga klima elektorale". "Ne ia dolëm që të performojmë në mënyrë të tillë dhe të arrijmë që 32 për qind të buxhetit ta shndërrojmë në investime publike dhe kjo nuk do të jetë vetëm për këtë vit", - tha Kryeministri Berisha.