E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt për pronën, një i vdekur

Bathore / Foto ilustruese

Konflikti për pronën është bërë përsëri çështje për vrasjen e një 44-vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Zall-Herr, ku pjesëtarët e dy familjeve për shkak të një konflikti pronësor kanë shkëmbyer zjarr.

Si pasojë Shpëtim Kaçi ka mbetur i vdekur ndërsa Selvie dhe Nazi Islamaj kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›