PD: Indeksi i korrupsionit mbetet i lartë për shkak të Bashkisë së Tiranës, “kështjellës së fundit të korrupsionit” në Shqipëri
Partia Demokratike ka dhënë sot reagimin e parë, pas publikimit të indeksit të perceptimit të korrupsionit, një sondazh i organizuar nga Transparency International, e cila për këtë vit konstatoi një ulje të perceptimit të luftës kundër korrupsionit për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera të rajonit. PD e ka lexuar këtë indeks si tregues të drejtpërdrejtë të sjelljes klienteliste e korruptive të Edi Ramës në krye të bashkisë së Tiranës, praktikë që premtohet të marrë menjëherë fund, sapo të hyjë në fuqi ligji i ri i Urbanistikës.
Ja edhe deklarata e plotë e PD
“Sot Transparency International botoi raportin për indeksin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri për vitin 2009. Konstatohet se Shqipëria ka një rënie në krahasim me vitin e kaluar.
Informojmë shqiptarët se shkaku kryesor i kësaj rënie qëndron në: 1) Qytezën Rama - Delijorgji me 51 pallate; 2) Në praktikën më korruptive në planet të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për vitin 2008 ku Rama me Eftimin dhe Shkrelin e vet mori 70% të lejeve të ndërtimit; 3) Qendron në procedurën e stërzgjatur dhe tejet korruptive të marrjes së lejeve në Tiranë, për të cilin Edi Rama renditet i 173 në botë me afatin rekord 399 ditë.
Këtu qëndron dhe shkaku kryesor i uljes së pikëve mbasi lejet e ndërtimit në vlerësimin e korrupsionit kanë peshën specifike më të lartë se të gjitha proceset e tjera.
Fatmirësisht kjo praktikë korruptive merr fund dhe Shqipëria do të ngjisë me shpejtësi shkallët e suksesit, mbasi në muajt e ardhshëm hyn në fuqi “Ligji i ri i Urbanistikës” që përcakton afatin 45 ditor për dhënien e një leje dhe parimin “heshtja është miratim”. Kështu do të bjerë në këtë mënyrë eshte Kështjella e fundit e korrupsionit në Shqipëri që është Bashkia e Tiranës”.
...