E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në gurore, hetim për pronarin

Nis procedimi penal ndaj administratorit të gurores në Urën Vajgurore, nga shpërthimi i së cilës mbeti i plagosur Lavdosh Cabnko, punonjës i elektrikut. Burime nga komisariati i policisë së këtij qyteti bëjnë të ditur se dje kanë nisur hetimet për Kastriot Bedinit, administrator i firmës së nxjerrjes dhe përpunimit të gurit "A.K.S", në të cilën është edhe bashkëpronar. Mësohet se 45-vjeçari, banor i lagjes "22 Tetori", do të hetohet në gjendje të lirë dhe do të përballet me akuzat e "shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" dhe "shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë". Nga deklarimet e para mësohet se ngjarja e ndodhur pasditen e së enjtes, ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurisë teknike. Nga shpërthimi mbeti i plagosur punonjësi i elektrikut, Lavdosh Canku, banor i lagjes "1 Maji", në Kuçovë. 38-vjeçari ndodhej në vendin e quajtur "Guri i Bardhë", duke punuar në një nga shtyllat e tensionit të lartë, teksa është goditur nga një masiv guri në këmbën e djathtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›