Imami e Meta nëPolican: Procesi idemontimit, i sigurtë
POLICAN- Uzina e Policanit parashikohet të demontojë mbi 15 mijë ton municione luftarake vetëm për këtë vit. Kështu ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami gjatë inspektimit bashkë me Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta në uzinën mekanike të Policanit.
“Në muajin e kaluar janë demontuar 1740 ton municione të tepërta. Vitin e kaluar kemi shkatërruar rreth 6 mijë ndërsa në total këtë vit do ti kalojmë mbi 15 mijë ton. Në këtë pikëpamje është e rëndësishme politikisht që Shqipëria po kryen një nga proceset kryesore themelore për tu shkëputur nga e shkuara e saj” theksoi ministri Imami.
Ndërsa ministri Meta e ka quajtur këtë proces një shembull të shkëlqyer që Shqipëria po i jep rajonit, duke përmendur edhe samitin e Sarajevës.
“Mesazhi është se Shqipëria do të ketë një të ardhme të afërt anëtare e Bashkimit Europian dhe njëkohësisht mesazhi më evident dhe i prekshëm dhe në deklaratën finale është mbështetja unanime që vendet e BE i dhanë propozimit të Komisionit Europian për heqjen e vizave” u shpreh ministri Meta.
Më pas 2 ministrat vijuan vizitat në poligonet e demontimit të armëve dhe municioneve për tu njohur më nga afër me procesin ku vetëm pak kohë më parë u instalua impianti i sharrave për demontimin e predhave.
(e.n/News24/BalkanWeb)