E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Palestër në çdo shkollë" të kryeqytetit

 

Të gjitha shkollat 9-vjeçare në kryeqytet, brenda vitit do të pajisen me palestra me standarde evropiane. Premtimi është bërë nga kryetari i bashkisë, Edi Rama, i cili ka përuruar fillimin e punimeve për ndërtimin e palestrës së re në "Shkolla e Kuqe". Sipas kryebashkiakut, të gjithë nxënësit do të kenë veç kushteve për mësim dhe ambientet sportive për të cilat bashkia do të financojë që nga parketet dhe deri te pajisja e tyre me vegla sportive. Janë rreth 5 milionë lekë, që Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion për rikonstruksionin e ambienteve të palestrës së "Shkolla e Kuqe". "Vetëm disa vjet më parë dukej një ëndërr e parealizueshme që shkollat e Tiranës të kishin edhe palestra të standardeve evropiane. Sot ne jemi në rrugën e realizimit të këtij synimi, duke ndërtuar palestra të reja, duke rikonstruktuar hapësira ekzistuese përjashta çdo lloji parametri", tha kryebashkiaku Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›