PD Koha te bashkepunojme per qytetaret ti leme menjane mosmarreveshjet

"Gjatë fundjavës, zoti Rama e ftoi kryetarin e PD zotin Berisha në një debat publik. Zoti Berisha ka qënë i gatshëm për të debatuar me të edhe në të shkuarën. Ai e ftoi zotin Rama për të debatuar për zgjedhjet e vitit 2009 dhe është i gatshëm për të debatuar me liderin e opozitës përpara zgjedhjeve të vitit 2013, por zoti Berisha beson se tani nuk është kohë për debate veccanërisht për shkak se nuk do të ishte e përshtatshme për Partinë Demokratike të ndikonte në Kongresin e ardhshëm të Partisë së zotit Rama", tha zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj.