E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona kritikon trajnerin Ferguson medioker

Ai është mësuar të tërheqë gjithmonë vemëndjen rreth vetes me ato që bën dhe thotë, por këtë here duket se e ka kaluar kufirin. Të cilësosh Aleks Ferguson si trajner mediokër, këtë mund t’ia lejojë vetes vetëm Diego Armando Maradona, i cili ka ndërhyrë në polemikat që ka shkaktuar Carlos Tevez, duke sulmuar ashpër trajnerin e Manchester United.

Ferguson kishte kritikuar sulmuesin argjentinas, i cili mesjavën e shkuar u përjashtua nga Manchetsr City, pasi refuzoi të hynte në fushë si zëvendësues në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve. Tekniku mori në mbrojtje kolegun e tij Roberto Mancini, duke e cilësuar Tevez si një futbollist problematik. Por këto deklarata nuk janë pritur mirë nga Maradona, i cili gjithmonë ka shfaqur haptas mbështetjen e tij ndaj sulmuesit.

"Ferguson nuk duhet të flasë për këtë cështje sepse është bërë trajner i madh vetëm duke patur në dispozicion lojtarë të mëdhenj. Në të kundërt ai do të ishte vetëm një trajner mediokër. Unë e njoh mirë Mancinin dhe po aq mirë njoh edhe Tevez. Por, ai nuk duhet të flasë pa i njohur mirë gjërat’, ka thënë Maradona, i cili nuk i ka kursyer edhe elozhet për Tevez. Sipas tij, ai është një nga sulmuesit më të mirë të botës dhe do të jetë i rëndësishëm për cilëndo skuadër ku do të luajë në të ardhmen.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›