Zgjedhjet e 28 qershorit - kusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian
28/02/2009 Ambasadori i Gjermanisë Bernd Borchardt flet për objektivat që duhet të arrijë Shqipëria
Përfaqësuesi zyrtari i Berlinit në vendin tonë, ambasadori Bernd Borchardt, thekson si tepër të rëndësishëm faktin që zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit duhet të arrijnë standardet më të mira ndërkombëtare. Ai shprehet i qartë teksa nënvizon faktin se nga këto zgjedhje varet hapi i mëtejshëm i Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian, ai i paraqitjes së kërkesës së statusit të vendit kandidat. “Për Shqipërinë do të ishte mirë që përpara kërkesës për anëtarësim të mund të flisnim për zgjedhje sipas standardeve evropiane në qershor të këtij viti dhe më pas për një raport pozitiv të Komisionit në tetor të 2009-s”, - thotë ambasadori Borchard në një intervistë për televizionin “Klan”. Ndër të tjera ai shpreh mendimet e tij edhe në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, duke nënvizuar përmbushjen e disa kritereve, përgjithësisht teknike, siç janë pajisja e shtetasve shqiptarë me pasaportat biometrike. Gjithashtu ambasadori Borchard shprehet në mbështetje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatueshmërisë së ligjit të lustracionit, duke u treguar kritik ndaj miratimi të tij me votat e mazhorancës në Parlament. “Gjermania dhe partnerë të tjerë të Shqipërisë në BE e këshilluan qeverinë shqiptare para miratimit të ligjit të lustracionit në Parlamentin shqiptar që të verifikonte përputhshmërinë e ligjit me Kushtetutën shqiptare dhe standardet evropiane. Ne nuk e kuptuam pse Shqipëria i kushtoi kaq pak rëndësi kësaj këshille të partnerëve dhe miqve të vet perëndimorë”, - u shpreh ai.
- Po mbushet një vit nga hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në për liberalizimin e vizave. Ju si e gjykoni dhe si parashikoni ecurinë e këtij procesi?
- Më 1 janar 2008 mes Bashkimit Europian dhe shteteve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, kanë hyrë në fuqi marrëveshjet përkatëse për lehtësimin e vizave. Kjo marrëveshje ka qenë një sukses. Në ambasadën time, për shembull, numri i vizave më afatgjata dhe me shumë hyrje është pothuajse trefishuar dhe thuajse 40% e aplikantëve e marrin vizën gratis. Hapi i ardhshëm është diskutimi rreth heqjes së vizave. Komisioni i Bashkimit Europian është duke diskutuar me vende të veçanta të Ballkanit Perëndimor se si mund të arrihet kjo. Në fund të vitit 2008 u paraqitën raportet e para, të cilat gjithashtu tregojnë se cilat janë kushtet që duhen plotësuar nga vendet përkatëse. Javët e ardhshme do të mbërrijë edhe në Shqipëri një mision i BE-së për të bërë shumë pyetje, edhe kritika, që kanë realizuar nga ky raport. Ne jemi të vetëdijshëm se heqja e vizave është një çështje me rëndësi qendrore për njerëzit në Ballkanin Perëndimor dhe unë mund ta kuptoj shumë mirë këtë interes. Në fund të fundit, i gjithë rajoni po ecën në rrugën drejt Europës dhe opinioni publik, veçanërisht të rinjtë duan dhe duhet të njohin e kuptojnë më mirë Europën dhe jetën në Europë. Por më parë duhen përmbushur kushtet. Pikërisht këtu këmbëngulin njerëzit në BE.
- Përmendët detyrimet e qeverisë shqiptare në funksion të këtij procesi. Cilat janë më konkretisht këto detyrime që duhen përmbushur?
- Janë çështje kryesisht të natyrës teknike. Bëhet fjalë fillimit për pasaportat biometrike, por edhe çyshtje që lidhen me luftën kundër krimit, drogës, trafiqeve të paligjshme, pasi për çfarë vlejnë pasaportat nëse ato në fund falsifikohen?
- A mendoni se është koha që Shqipëria të kandidojë për statusin e vendit kandidat brenda presidencës çeke të BE-së?
- Gjermania mbështetet vendimet e Samitit të Selanikut të vitit 2003, konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga BE-ja. E ardhmja e shteteve të Ballkanit Perëndimor është në BE. Por unë kam lexuar me shumë kujdes edhe raportin e muajit nëntor 2008 për Shqipërinë. Një pikë e tematizuar e këtij raporti janë deficitet në reforma dhe zbatimi pamjaftueshëm i tyre. Këtë e kanë theksuar qartë ambasadorët e BE-së në një pozicion të tyrin të përbashkët. BE-ja ka nënvizuar vazhdimisht faktin se reformat dhe zbatimi i tyre janë një parakusht qendror për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Mungesa e reformave apo moszbatimi i tyre, për të cilat tashmë është marrë vendimi, janë një argument i fortë i të gjithë atyre që janë skeptik përkundrejt zgjerimit. Me rëndësi qendror mbetet fakti që çdo reformë e implementuar, rreth së cilës unë mund të raportoj në Gjermani, është një argument i fortë kundër skeptikëve të zgjerimit, të cilët i gjen kudo në Bashkimin Europian. Çështja e kërkesave të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor është aktuale. Prioritare për ne është që BE-ja të vërë rregull në shtëpinë vet, që do të thotë të ratifikohet Traktati i Lisbonës. Me këtë do të krijoheshin bazat për një zgjerim të mëtejshëm. Ndaj ne rekomandojmë që në të gjithë rajonin të tregohet durim me kërkesat e tjera për anëtarësim. Krahas kësaj, për Shqipërinë do të ishte mirë që përpara kërkesës për anëtarësim të mund të flisnim për zgjedhje sipas standardeve evropiane në qershor të këtij viti dhe më pas për një raport pozitiv të Komisionit në tetor të 2009-s. Kjo do të përputhej me referendumin në Irlandë për Traktatin e Lisbonës dhe le të shpresojmë dhe me një klimë ekonomike më inkurajuese, gjë që do ta bënte më të lehtë debatin për zgjerimin në BE.
- Tani që ka mbetur pak kohë nga zgjedhjet parlamentare, ku dhe debatet politike janë të forta, opozita kritikon ashpër qeverinë për procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat e reja të identitetit, ndërkohë që qeveria thekson të kundërtën. Mendoni se ka një shqetësim real të pretendimit opozitar dhe si e shikoni angazhimin qeveritar për zgjedhje brenda standardeve?
- Unë dhe kolegët e mi të ambasadave të tjera diskutojmë vazhdimisht rreth përgatitjeve të mëtejshme të zgjedhjeve në Shqipëri. Natyrisht, edhe ne e shohim me njëfarë shqetësimi që qytetarët mund të pajisen me dokumentet e reja të identifikimit vetëm ditët e fundit. Shpresojmë që të gjithë qytetarët që nuk kanë pasaportë deri në ditën e zgjedhjeve të kenë marrë dokumentet e tyre të identifikimit. Por konstatojmë gjithashtu se koha sa vjen e bëhet më e paktë. Më lejoni që në këtë pikë të theksoj se zgjedhjet sipas standardeve perëndimore janë tani me rëndësi qendrore për Shqipërinë.
- Gjykata Kushtetuese mori vendimin për të pezulluar zbatimin e ligjit për lustracionit deri në vendimmarrjen e saj. Si e vlerësoni pozicionimin e opozitës dhe mazhorancës ndaj këtij vendimi dhe debatin e hapur mbi këtë çështje?
- Gjermania dhe partnerë të tjerë të Shqipërisë në Bashkimin Europian e këshilluan qeverinë shqiptare para miratimit të ligjit të lustracionit në Parlamentin shqiptar që të verifikonte përputhshmërinë e ligjit me Kushtetutën shqiptare dhe standardet evropiane. Ne nuk e kuptuam pse Shqipëria i kushtoi kaq pak rëndësi kësaj këshille të partnerëve dhe miqve të vet perëndimorë: BE-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, OSBE-së, Këshillit të Europës. Natyrisht, tani përshëndesim faktin që Gjykata Kushtetuese shqiptare u kujdes që një institucion i respektuar evropian, sikurse është Komisioni i Venecias, të ketë mundësinë të vlerësojë përputhshmërinë e ligjit me standardet evropiane. Edhe në Gjermani pas fundit të diktaturës komuniste shumë persona të prekur u shkarkuan nga funksionet e tyre. Ky është një projekt legjitim, por ne presim që kjo të ndodhë brenda kuadrit të Kushtetutës shqiptare dhe standardeve evropiane. Ndërsa nga opozita presim që ajo të bashkëveprojë në mënyrë konstruktive me arritjen e këtij objektivi legjitim.
- Tashmë shumë vende të BE-së janë prekur nga kriza financiare globale. Si e shikoni perspektivën e vendit tonë në këtë drejtim, duke pasur parasysh që edhe institucionet ndërkombëtare parashikuan një rënie të rritjes ekonomike për Shqipërinë?
- Lajmet ekonomike që vijnë çdo ditë nga mbarë bota nuk duket të jenë shumë optimiste për të ardhmen e afërt. Shqipëria nuk do të mund t’i shmanget krizës globale financiare dhe ekonomike. Gjithsesi, institucionet financiare ndërkombëtare parashikojnë për Shqipërinë një rritje të mëtejshme ekonomike në vitin 2009, ndërkohë që ekonomia në shumicën e vendeve industriale do të rrudhet.
- Duke marrë në konsideratë këtë fakt, cila do të jetë perspektiva e biznesit gjerman në Shqipëri? A gjen ai hapësira të reja për të investuar këtu?
- Në periudhën e fundit prej një viti e gjysmë interesi i ekonomisë gjermane për Shqipërinë është rritur në mënyrë të kënaqshme. Këtu kanë dhënë kontributin e vet edhe dy konferencat e mëdha ekonomike, që i kemi organizuar në tetor të vitit 2007 dhe në 2008 këtu në Tiranë. Një projekt për të cilin gëzohem është blerja e firmës shqiptare “Profarma” nga një kompani farmaceutike gjermane, e cila synon të shndërrojë “Profarmën” në një sipërmarrje të fuqishme, të pranishme në të gjithë rajonin. Në mënyrë të veçantë do të doja të veçoja ndërtimin e një parku të madh e tejet modern biznesi, të cilin është duke e përgatitur një sipërmarrje gjermane pasurish të paluajtshme në rajonin e aeroportit. Krahas kësaj një interes të konsiderueshëm nga ana e Gjermanisë ka edhe për koncesionet në fushën e energjisë dhe atë të infrastrukturës. Histori suksesi të sipërmarrjeve gjermane në Shqipëri, sikurse është aeroporti, tërheqin sipërmarrje të tjera. Ndaj shumë gjëra do të varen nga fakti nëse qeveria shqiptare do të vendosë koncesione sipërmarrjeve gjermane.