E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Ligji mbron gazetarët, PS: Shpifja vepër penale

08/02/2012  Priten debate në Komisionin për ligjin që depenalizon shpifjen

Komisioni parlamentar i Ligjeve do të mblidhet sot për të diskutuar mbi ndryshimet e reja në Kodin Civil, një ligj që kërkon 84 vota nga deputetët e Kuvendit. Më saktësisht bëhet fjalë për depenalizimin e shpifjes, një ligj i ndryshuar katër vjet më parë me iniciativë të mazhorancës. Edi Paloka, anëtar i PD-së në Komisionin e Ligjeve e cilëson depenalizimin si një ndryshim mjaft të rëndësishëm që mbron më së pari gazetarët. "Ky është një ndryshim mjaft i rëndësishëm, pasi kalimi nga kodi penal në kodin civil bën që gazetarët të paktën mos të kërcënohen nga rreziku i dënimit me burg. Kjo nuk është gjë e vogël" thotë Paloka

Por opozita duket se nuk është dakort me një variant të tillë të propozuar nga ana e mazhorancës. Sipas Fatmir Xhafajt, deputet i opozitës në komisionin e ligjeve, opozita është dakord që për gazetarët të ulet dënimi nën masën 3 milion ku kjo kryhet për shkak të detyrës, por nga ana tjetër kërkon që fyerja dhe shpifja të vazhdojnë të konsiderohen vepër penale “Mbrojtja që pretendohet të bëhet me anë të ligjit civil nuk është e mjaftueshme... Si mund të dënohesh civilisht me shpërblim dëmi për shpifje apo fyerje pa u provuar fakti penalisht i dënueshëm në procesin penal? Procesi civil nuk siguron garancitë e atij penal për individin. Procedura penale është më e favorshme me efekte më të menjëhershme se ajo civile për të akuzuarin”, - thotë Xhafaj. Sipas ndryshimeve të mazhorancës, që datojnë që më 2007-n, këto vepra fshihen nga Kodi Penal dhe trajtohen vetëm si shkelje civile. Por opozita nuk është dakord me një vendim të tillë. Duke paralajmëruar dhe votën kundër ajo jep dhe variantin e saj për këtë çështje. Gjithashtu deputetët e majtë propozojnë një riformulim të nenit për cenimin e simboleve kombëtare si dëmtimin e qëllimshëm të himnit kombëtar, flamurit, stemës etj. Së fundi Partia Socialiste kërkon që cenimi i simboleve të cilësohet kundërvajtje penale dhe të dënohet me gjobë ose burg deri në 3 muaj. Kështu, ndryshimet që propozohen nga të djathtët mbështetet nga socialistët.

Edi Paloka

Sipas ndryshimeve të bëra më 2007-n, të miratuara me votat e mazhorancës, këto vepra fshihen nga Kodi Penal dhe trajtohen vetëm si shkelje civile. Nga ky ndryshim, sipas Edi Palokës, përfitojnë dhe gazetarët. “Ky është një ndryshim mjaft i rëndësishëm, pasi kalimi nga Kodi Penal në Kodin Civil bën që gazetarët të paktën të mos kërcënohen nga rreziku i dënimit me burg. Kjo nuk është gjë e vogël”, - tha deputeti PD-së Paloka.

Fatmir Xhafaj

“Mbrojtja që pretendohet të bëhet me anë të ligjit civil nuk është e mjaftueshme... Si mund të dënohesh civilisht me shpërblim dëmi për shpifje apo fyerje pa u provuar fakti penalisht i dënueshëm në procesin penal? Procesi civil nuk siguron garancitë e atij penal për individin. Procedura penale është më e favorshme me efekte më të menjëhershme se ajo civile për të akuzuarin”, – thuhet në memon e socialistit Xhafaj drejtuar deputetëve të mazhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›