Qeveria akordon fondin për rimbursimin e vlerës së taksimetrit biznesit të vogël

14-05-2011 / Gazeta 55
Këshilli i Ministrave miratoi të premten fondin për kompensimin e taksës së biznesit të vogël, të përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave, për njësitë e qeverisjes vendore, për 21 bashki dhe 25 komuna. Në mbledhjen e radhës së qeverisë u akordua fondi prej 416 592 351, që do të përballohet nga Fondi i Kontigjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore.