E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Maxhoranca ka nxjerrë nga varfëria mbi 200.000 qytetarë shqiptarë

Partia Demokratike në replikë të deklaratës së opozitës, deklaroi se maxhoranca qeverisëse ka nxjerrë nga varfëria mbi 200 000 qytetarë shqiptarë gjatë 3 vjetëve të fundit të mandatit të saj qeverisës. Varfëria në zonat rurale është 50 për qind më e lartë se në zonat  urbane, u shpreh zëdhënësja për shtyp, Erla Mëhilli, duke shtuar se Banka Botërore pak ditë më parë njoftoi se maxhoranca nxorri nga varfëria mbi 200.000 qytetarë shqiptarë, ndërkohë që Bushati u thotë shqiptarëve se varfëria në qarkun e Lezhës është rritur me 31%". Sipas saj, në qarkun e Lezhës, nga Fani gjer në Milot, janë investuar nga kjo Qeveri vetëm në rrugë kombëtare mbi 600 milionë euro dhe janë punësuar në ndërtimin e tyre, direkt në rrugë dhe objekte ndihmëse, mbi 4000 qytetarë të këtij qarku, i cili sipas Ramës qënka varfëruar me 31%. Zëdhënësja bëri të ditur gjithashtu se po në qarkun e Lezhës, në rrugët rurale, ujësjellësat e kanalizimet janë investuar rreth 5 miliardë lekë në këto 3 vite, dhe kanë nisur punimet e investimeve private që në këtë qark shkojnë rreth 2 miliardë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›