E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI garanton shërbim shëndetësor falas për të moshuarit

Lideri i LSI-së, Ilir Meta gjatë një vizite në një nga farmacitë e kryeqytetit,garantoi se do të rimburosojë ilaçet për moshën e tretë dhe do të garantojë një shërbim shëndetësor falas. Meta bashkëbisedoi me individët e moshës së tretë për hallet dhe shqetësimet që kishin. Gjatë bashkëbisedimit përfaqësuesit e moshës së tretë i shprehën kreut të LSI shqetësimin për vështirësinë në blerjen e ilaçeve, pasi pensionet tepër të ulëta nuk iu mundësojnë që ata të kenë një kujdes shëndetësor normal për vetveten. Unë jam sot këtu në një nga farmacitë e kryeqytetit pikërisht, sepse jemi të ndërgjegjshëm për shqetësimet që kanë qytetarët e sidomos individët e moshës së tretë, përsa i takon rimbursimit të medikamenteve mjekësore të cilat kanë disa probleme, kanë një problem të gamës së rimbusimit të këtyre medikamenteve e cila është e kufizuar, dhe për fat të keq shpeshherë ilaçet e domosdoshme të cilat janë më të shtrenjta nuk përfshihen në listën e rimbursimit për arsye të kostos, theksoi Meta, duke shtuar se problemi i cilësisë dhe i sigurisë, dhe efekti i këtyre medikamenteve për shëndetin e shqiptarëve sidomos të moshës së tretë. Në këtë drejtim ne jemi të angazhuar edhe përmes Projektligjit për moshën e tretë që është bërë publik, dhe që është një angazhim për tu miratuar në parlamentin e ardhshëm pasi për fat të keq parlamenti që po mbyllet nuk e aprovoi. Meta u angazhua që pas fitores së LSI shërbimi shëndetësor për moshën e tretë do të jetë krejtësisht pa pagesë dhe së dyti do të bëhet rimbursim i plotë i të gjitha medikamenteve që janë të nevojshme për shëndetin e çdo individi të moshës së tretë. Dhe njëkohësisht duke garantuar kontrollin dhe cilësinë e këtyre medikamenteve, pasi një shtet serioz nuk mund të bëjë sikur rimburson ilaçet, ku fatkeqësisht nuk japin efekt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›