PD, Mëhilli: Këshilli i Evropës përçmoi letrën e mbushur me mashtrime nga Arta Dade

Tiranë, 26 janar NOA Këshilli i Evropës,
hodhi poshtë me votë unanime, kërkesën e turpshme e anti-shqiptare të Edvin
Kristaq Ramës dhe pinjollëve të bllokut, për përjashtimin e Shqipërisë nga ky
organizëm i rëndësishëm evropian.
Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Partisë
Demokratike, Erla Mëhilli e cila shtoi se ky KE përçmoi letrën e mbushur
kryekëput me trillime dhe mashtrime të firmosur nga shoqja Arta Dade.
Edvin Kristaq Rama sulmon me një gjuhë
ordinere të denjë vetëm për shoqen Dade, Kryetaren e Parlamentit dhe e fajëson
atë se ajo i njohu shqiptarët me dokumentin e Këshillit të Evropës, i cili e ka
gjetur brenda të gjitha proçedurave, përbërjen, proporcionalitetin dhe
kredencialet e delegacionit shqiptar tha Mëhilli.
Sipas saj, Partia Demokratike, duke e dënuar
ashpërsisht gjuhën ordinere, thekson se Shqipëria është në vendin e saj, si një
zonjë e vërtetë në Këshillin e Evropës, dhe nuk mund të përfaqësohet as me
gojën e shthurur e aq më pak me imazhin e shoqes Arta Dade, por me atë të
zonjës dhe gruas së vërtetë shqiptare.
k.k/NOA