E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Qeveria të heqë dorë nga taksimi i parave të emigrantëve

Tiranë, 26 janar NOA - Partia Socialiste e
konsideron abuziv dhe evaziv ligjin Për Tatimin mbi të ardhurat, që qeveria
kërkon të miratojë të enjten në Kuvend.

Deputeti Erjon Brace, ka shpjeguar sot në një
dalje para mediave arsyet që ky ligj nuk duhet të hyjë në fuqi, pasi takson për
herë të dytë biznesin e vogël dhe nga ana tjetër favorizon pastrimin e parave
të pista në Shqipëri.

Në Kuvend, do të miratohet të enjten një
ligj që bën ndryshime në ligjin Për Tatimin Mbi Të Ardhurat,

Nën gjykimin tonë, ligji është i pa qartë,
evaziv, abuziv, i qëllimtë i tillë, për të krijuar mundësinë e taksimit të
shumëfishtë të biznesit të vogël kudo si dhe pastrimit të parave të
korrupsionit dhe krimit të lidhur apo klient me Qeverinë e Sali Berishës.

Thjesht, për ta taksuar 3 dhe 4 herë deri në
qindarkën e fundit apo pastruar çdo qindarkë të vjedhur e grabitur, përvetësuar
politikisht, deri tani.

Paqartësia e qëllimtë e ligjit, lë mundësi për
taksimin për herë të dytë, me 10 % të tjera, të biznesit të vogël! Kjo, për ne
është e pa pranueshme!

I njëjti ligj, për herë të parë në 20 vite,
vendos të taksojë paratë e emigranteve ose paratë e sakrificës.

Sipas këtij ligji, me miratimin e tij, E
ardhur e tatueshme do të jetë:

të ardhurat monetare për shtimin e kapitalit
me burime nga jashtë shoqërisë, që nuk janë të tatuara më parë dhe që nuk janë
të shoqëruara me dokumente zyrtare, që vërtetojnë origjinën e këtyre të
ardhurave.

Kategoritë e parave nën këtë përcaktim janë:
paratë e emigrantëve, paratë e evazionit fiskal, paratë e korrupsionit, paratë
e krimit dhe veçanërisht atij që ushtrohet jashtë Shqipërisë, paratë që
financojnë terrorizmin deklaroi Braçe.  

Sipas tij, qeveria e Sali Berishës, me këtë
ligj, krijon mundësinë e taksimit me 10 % të parave të emigrantëve shqiptarë,
në rastin më të mirë, ose pengimin e çdo emigranti të investojë, për shkak të
kësaj takse, paratë e sakrificës këtu, në biznese të ngritura e të
konsoliduara, ndodhur në vështirësi reale për para, tani në rastin më të keq.

Qeveria e Sali Berishës, po me këtë ligj, heq
dorë nga lufta ndaj parave të pista, korrupsionit e trafiqeve, duke hapur një
mundësi reale për to, për ti legalizuar, larë e pastruar, përkundrejt taksës
10 % paguar Qeverisë deklaroi më tej deputeti socialist.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›