E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli: PS, frikë nga ligji antimafie



Kundërshtitë e socialistëve për ligjin antimafie, demokratët i konsiderojnë si një frikë nga goditja që qeveria po i jep krimit në vend. PD-ja njëherësh i kujton opozitës se ky është një ligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të liberalizimit të vizave. Sipas zëdhënëses së PD-së, Erla Mëhilli, frika nga ligji antimafie i Partisë Socialiste është një shenjë ndjellakeqe e madhe për këtë parti po edhe për vendin. Ajo vuri dje në dukje se nuk ka vend në botë ku opozita të ngrihet e të mos kërkojë forcimin e ligjit antimafie, si një kusht kryesor për luftën kundër krimit të organizuar. “Protesta e opozitës për këtë ligj është paradoksi më i madh i qëndrimit të saj. Ky është një ligj i hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë dhe evropianë dhe ky ligj është aktiv në shumicën e vendeve anëtare të BE-së. Ligji antimafie synon të godasë vetëm pasuritë dhe ekonominë kriminale dhe të garantojë plotësisht jetën dhe aktivitetin e bizneseve dhe qytetarëve të tjerë të vendit”, - deklaroi znj. Erla Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›