E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Mëhilli: Pinjollët e Bllokut firmosën pushkatimet

PD-ja akuzon se në kulmin e tronditjes së shoqërisë shqiptare nga zbulimi i varrezës masive në veri të Tiranës, Edvin Kristaq Rama dhe pinjollët e Bllokut, në vend që të kërkonin ndjesë për krimet monstruoze të etërve të tyre, të cilët firmosën me mijëra e mijëra internime, burgosje e ekzekutime, duke marrë kështu jetë njerëzish të pafajshëm, kanë përzgjedhur shpifjet dhe trillimet e nivelit më të ulët nëpërmjet tellallëve të tyre ordinerë. Zëdhënësja e PD-së tha se çuditërisht sot në këtë ditë, Edvin Kristaq Rama nuk ndoti ambientin me zërin dhe fytyrën e Xhelil Gjonit junior, as me atë të Hamit Beqes junior, as me atë të Sulejman Bushatit junior, pasi “ekipi shpresa i PPSH-së” duket se sot është fshehur. Ajo vuri në dukje se sot Edvin Kristaq Rama zgjodhi që ndotjen e radhës ta kryente me zërin dhe fytyrën e një fakireje, e cila vendin e saj në PS po e siguron duke vazhduar kacavarjen e paraardhësve të saj të pasuksesshëm. Partia Demokratike, duke denoncuar heshtjen dhe qëndrimin e Edvin Kristaq Ramës dhe suitës së bllokmenëve të rinj ndaj krimeve makabre të zbuluara në veri të Tiranës, dënon shpifjet e ulëta dhe trillimet që ata lëshojnë nëpërmjet tellallëve të tyre amoralë. Partia Demokratike thekson: “Është koha që të kërkoni ndjesë për krimet e etërve tuaj, e jo t’i mbuloni ato me shpifje dhe trillime me të cilat faktoni se ndani moralin çnjerëzor të paraardhësve tuaj”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›